Të vishesh sipas tendencave më të fundit të modës jo gjithmonë është zgjidhja e duhur për t’u dukur bukur. Disa të fshehta që të bëjnë të dukesh më e gjatë dhe më e dobët do t’i jepnin trupit tuaj veçse elegancë 


Me siguri që ju ka ndodhur më shumë se një herë që gjatë një takimi të rastësishëm me një mike që kishit kohë pa u parë, të merrni prej saj përshtypje të tipit: ua sa qenke shëndoshur! Dihet që nuk është aspak nga ato fjalitë të llojit komplimentues. E ndërsa ktheheni në shtëpi e gatshme për të filluar ndonjë dietë spartane, të nesërmen përballeni me një tjetër mike, por ajo ju thotë se jeni dobësuar shumë. Në vend që të rrini e të vrisni mendjen për të gjetur se cila nga të dyja qëndron (me gjithë dëshirën për të qenë e vërtetë hipoteza e dytë) provoni të kujtoni se çfarë kishit veshur në ditët respektive kur dy miket ju dhanë përshtypje kryekëput të kundërta. Me siguri që veshja nuk ka qenë e njëjtë. Për një arsye të thjeshtë: me veshjen e duhur mund të arrini përtej asaj që mendoni. Nuk mjafton që veshja që sapo keni blerë thjesht t’ju pëlqejë. Duhet që brenda saj trupi juaj të duket më i dobët, ose edhe më i shëndoshë. Duhet të sfumojë defektet e trupit dhe të nxjerrë në pah pikat e tuaja të forta. Duhet t’ju tregojë më të gjatë ose më të shkurtër. Dhe të gjitha këto janë të mundura, thjesht nëse mbani parasysh disa rregulla në mënyrë që me veshjen tuaj të dukeni më e dobët, falë zgjedhjes së duhur. 


1. Larg veshjeve të ngjitura 

Veshjet e ngushta ose të ngjitura pas trupit nuk bëjnë gjë tjetër, veçse nxjerrin më shumë në pah kilet e tepërta. Kështu, shmangni sa më shumë fundet ose pantallonat e ngjitura pas trupit, por edhe t-shirt ose trikot e ngushta. Në vend të tyre preferoni veshje të lirshme që nuk i nxjerrin në pah të gjitha format e trupit. 


2. As shumë të gjata
Edhe veshjet shumë të gjata e shumë të ngushta duhet të përjashtohen nga garderoba e atyre që duan të krijojnë një siluetë më të gjatë dhe më të dobët. Dhe kjo sigurisht që nuk arrihet përmes zgjedhjes së një bluze të gjatë. 


3. Zgjidhni me kujdes

Kur blini një veshje në dyqan, mos shkoni asnjëherë me sy mbyllur drejt e te masa që jeni mësuar gjithmonë të vishni. Provoni edhe një masë më të madhe ose më të vogël, për të qenë të sigurta se keni zgjedhur atë veshje që ju bën të dukeni më bukur e mbi të gjitha më e bobët. Bëjeni zakon që kur të shkoni në dhomën e provës të merrni me vete disa masa. Vetëm duke vënë pranë njërën masë me tjetrën do të dini të zgjidhni atë që ju rri më mirë. Mos blini veshje që nuk ju rrinë shumë mirë vetëm se ju pëlqejnë, kanë modelin e preferuar apo janë lirë. 


4. E zeza të dobëson 

Të gjithë e dinë, madje e pranojnë me shumë qejf: ngjyra e zezë të bën të dukesh më e dobët. Por edhe me ngjyra të tjera të errëta mund të merrni rezultatin që dëshironi: blu e errët, kafe, jeshile e errët. Për një look të hollë mos vraponi vetëm pas pantallonave ose fundeve të errëta, por përpiquni që edhe bluza ose këmisha të jetë me ngjyra të tilla, më e dobët se aq nuk mund të dukesh. 


5. Materiale “të holla”

Edhe materialet e duhura ju ndihmojnë për të arritur një pamje elegante. Qëndroni larg materialeve të plota dhe voluminoze si stofërat e leshit apo copat e kadifenjta. Në vend të tyre zgjidhni materiale të holla. Ndihmojnë vërtet!


6. Vizat vertikale të dobësojnë 

Veshjet me viza vertikale gjithmonë të tregojnë më të gjatë dhe më të dobët. Ndërsa vizat horizontale të japin dorë në gjerësi. Nëse synoni për një veshje me viza, përpiquni të zgjidhni gjithmonë ato me drejtim vertikal. Por kjo rregull nuk vlen vetëm për vizat. Një rrip me lartësi të bën të dukesh më e dobët, e mbi të gjitha me bel më të hollë. Ashtu si edhe një jakë në formë v-je. 

7. Luani me gjatësinë

Në fund të fundit gjithmonë e kemi ditur: sa më e gjatë të jesh, aq më e dobët dukesh. Kjo vlen edhe për veshjet. Ato veshje që të tregojnë të gjatë, detyrimisht të bëjnë të dukesh edhe më e hollë se ç’je në të vërtetë. Është thjesht një çështje proporcioni (në fakt e gjithë moda është një çështje proporcioni). Zgjidhini pantallonat sa më të gjata, sepse edhe pantallonat e gjata të bëjnë të fitosh përveç gjatësisë edhe forma më të holla të trupit. 


8. Taka të larta

Ashtu si veshja, edhe këpuca ka rolin e saj shumë të rëndësishëm. Takat e larta gjithmonë e bëjnë siluetën tënde të duket më e gjatë dhe më e hollë. Kështu që zgjidhni gjithmonë këpucë ose sandale me takë sa më të lartë. 


9. Jini realiste 

Nuk është e thënë që e veshur me rroba të modës do të dukeni gjithmonë shumë bukur. Mos ndiqni verbërisht të gjitha tendencat që stilistët ju propozojnë nëpër sfilata. Synoni mbi të gjitha ato veshje që ju shkojnë, edhe nëse moda e momentiti mund të jetë krejt ndryshe. Sado e bukur të jetë një veshje, gjithmonë duhet të keni parasysh që të zgjidhni atë që e bën trupin tuaj të duket bukur dhe të fshehë defektet. 


10. Njihuni me pikat e dobëta

Të dish se cilat janë pikat e dobëta të trupit tënd dhe të dish t’i fshehësh, është një nga sekretet e veshjes së bukur dhe elegante. Nëse pulpat e këmbës suaj janë shumë të bëshme, por keni kofshë elegante, atëherë nxirrni në pah më shumë pjesën e sipërme të këmbës dhe fshihni atë të poshtme. Kjo arrihet me një palë pantallona, të cilat që nga gjuri e poshtë fillojnë të zgjerohen. Nëse keni kavilje shumë të holla, atëherë një palë pantallona të gjata janë zgjidhja e këtij problemi. Nëse mbani fund, shmangni frudat përreth kaviljes. Një veshje e shndritshme është ideale për të sfumuar vithe pak më të mbushura seç duhen. 

Pra, zgjidhni gjithmonë me inteligjencë veshjen tuaj, për t’u dukur më bukur e mbi të gjitha më të dobëta dhe elegante.




Renilda Kapllanaj

1 comments:

Harrah's Casino & Hotel - Joliet - JetXtra
Harrah's Casino & Hotel Joliet 경상남도 출장샵 (Joliet) 군포 출장안마 - Use this simple form to find 아산 출장안마 hotels, motels, 안성 출장샵 and other lodging near 정읍 출장마사지 Harrah's Casino & Hotel.

Post a Comment

About this blog

Powered by Blogger.

Recent Videos

Archives

Recent Video

/* * Easy Slider 1.7 - jQuery plugin * written by Alen Grakalic * http://cssglobe.com/post/4004/easy-slider-15-the-easiest-jquery-plugin-for-sliding * * Copyright (c) 2009 Alen Grakalic (http://cssglobe.com) * Dual licensed under the MIT (MIT-LICENSE.txt) * and GPL (GPL-LICENSE.txt) licenses. * * Built for jQuery library * http://jquery.com * */ /* * markup example for $("#slider").easySlider(); * *
*
    *
  • *
  • *
  • *
  • *
  • *
*
* */ (function($) { $.fn.easySlider = function(options){ // default configuration properties var defaults = { prevId: 'prevBtn', prevText: 'Previous', nextId: 'nextBtn', nextText: 'Next', controlsShow: true, controlsBefore: '', controlsAfter: '', controlsFade: true, firstId: 'firstBtn', firstText: 'First', firstShow: false, lastId: 'lastBtn', lastText: 'Last', lastShow: false, vertical: false, speed: 800, auto: false, pause: 2000, continuous: false, numeric: false, numericId: 'controls' }; var options = $.extend(defaults, options); this.each(function() { var obj = $(this); var s = $("li", obj).length; var w = $("li", obj).width(); var h = $("li", obj).height(); var clickable = true; obj.width(w); obj.height(h); obj.css("overflow","hidden"); var ts = s-1; var t = 0; $("ul", obj).css('width',s*w); if(options.continuous){ $("ul", obj).prepend($("ul li:last-child", obj).clone().css("margin-left","-"+ w +"px")); $("ul", obj).append($("ul li:nth-child(2)", obj).clone()); $("ul", obj).css('width',(s+1)*w); }; if(!options.vertical) $("li", obj).css('float','left'); if(options.controlsShow){ var html = options.controlsBefore; if(options.numeric){ html += '
    '; } else { if(options.firstShow) html += ''+ options.firstText +''; html += ' '+ options.prevText +''; html += ' '+ options.nextText +''; if(options.lastShow) html += ' '+ options.lastText +''; }; html += options.controlsAfter; $(obj).after(html); }; if(options.numeric){ for(var i=0;i'+ (i+1) +'

    Chat


    Blog Archive