Shkenctarët australianë kanë publikuar kohët e fundit në një revistë të njohur shkencorë listën e ” përbërësëve” të nevojshëm për një person që të ndjehet vërtet i lumtur dhe gjithashtu komentuan në listën e kushteve për lumturi.
Sipas tyre lista duket si më poshtë:
1. Stil jetese të shëndetshme
2. Mundësi për të ëndërruar
3. Vendosja e qëllimeve të duhura
4. Besimi në realizimin e qëllimeve dhe shpresave
5. Puna e duhur
6. Pjesmarrja në jetën sociale
7. Zgjedhja e duhur e partnerit të jetës
Përsa I përket “përbërësit” të fundit, autorët shprehën besimin se në fakt zgjedhja e duhur e partnerit është një përbërës thelbësor për t’u ndjerë mirë me veten sepse mospërputhja psikologjike në një familje zakonisht çon në dështim të të gjithë sferave të jetës, por duke kuptuar se ju keni shpatulla të forta që ju përkrahin n’a bën të ndjehemi të sigurt dhe të qetë, dhe kjo në vetvete është një garanci e suksesit- theksojnë psikologët.
Cuditërisht, mirëqënia materiale nuk përfshihej në listën e përbërësve “të lumturisë”: Sipas autorëve paraja është thjesht një komponent dhe pasojë e mjetit 5( puna e preferuar), dhe paraja e vetme nuk ndikon në ndjenjën e lumturisë.
Bjolanda Cuku
0 comments:
Post a Comment