10 gabime kur lani rrobat
Facoleta në lavatrice? Kontrollo. Corapet e bardha të bëra rozë? Të gjithë jemi gjendur në këtë situatë. Një corape e vetme? Po. Lexoni më poshtë që të zbuloni 10 gafat e larjes dhe shihni si mund ti shmangni ato.
SHTRYDHJA
Gradimi i lavatrices në temperaturë shumë të lartë, ose të lini pulovrën tuaj të preferuar në tharje shumë gjatë mund të cojë në tkurrje të rrobave. Në mënyrë që t’a riktheni në gjëndjen e parë, shtoni 3 lugë gjelle balsam flokësh në një legen me ujë në temperaturën e dhomës dhe zhyteni në legen pulovrën për 5 minuta, e më pas tërhiqini me kujdes fibrat që të marë formën fillestare. Thajeni me një peshqir të thatë.
HARRONI RROBAT NË THARJE
Ky është gabimi më i shpeshtë që ndoshta bëni kur lani rrobat. Nëse i lini rrobat shumë gjatë në tharje, ka shumë mundësi që të jenë gjithë rrudha kur ti vishni. Që ti rregulloni menjerë, vendosini rrobat dhe njëherë në tharje dhe fusni dhe një peshqir të lagur me to.

NUK LEXONI ETIKETAT
Lexoni gjithmonë etiketat e produkteve dhe rrobave që do të lani. Neglizhimi do të conte në rroba të tkurrura dhe të dëmtuara.
KU JANË CORAPET?
Cuditërisht corapet zhduken gjithmonë në vrimën e zezë e misterioze të lavatrices. Mbrojini ato duke i futur në qese rrjetë. Nëse gjeni ndonjë corape ” të vetmuar”, vërini në një legen në dhomë derisa ti gjeni shokun.
PËRDORNI SHUMË DETERGJENT
Shumë njerëz hedhin shumë detergjent në lavatrice, duke rezultuar në rroba të pista dhe lavatrice të prishura. Lexoni gjithmonë etiketat e detegjentëve që të dini sa të hidhni. Lavatricet e mira zakonisht përdorin më pak detergjent se lavatricet standarte.
GABIME NË KLASIFIKIM
Klasifikimi i gabuar mund t’ju kthejë bluzën e bardhe tërë njolla. Blini 3 kosha që t’ju ndihmojnë ti ndani në mënyrën e duhur të errëtat, të bardhat dhe ngjyrat para se ti fusni në lavatrice.
KUR HARRONI TË ZBRAZNI XHEPAT DHE TË MBYLLIN ZINXHIRËT
Sigurohuni që të kontrolloni xhepat, për buzkuq, shami dhe monedha.Gjithashtu mos harroni të mbyllni zinxhirët dhe cdo gjë tjetër që mbërthehet .
LAVATRICE TË TEJMBUSHURA
Ndoshta mendoni ja dhe këto xhinset dhe do e vë përsëri. Mos e bëni këtë gjë. Lavatricet e tejmbushura përfundojnë në rroba më të pista ose edhe në një lavatrice të prishur.
KUR HARRONI HEQËSIN E NJOLLAVE
Kur një njollë ndjen nxehtësinë e tharjes, atëherë vendoset akoma dhe më shumë dhe bëhet edhe më e vëshitrë për t’u hequr. Blini një heqës njollash në from stik, spray ose dhe detergjent enkas që mund t’a hidhni në lavatrice.
ERA MYK
E vutë lavatricen përpara se të mbaronit disa porosi dhe kur ktheheni në shtëpi vjen një erë e keqe. I latë përsëri rrobat në lavatrice shumë gjatë. Që të hiqni erën, rijalini rrobat me një porcion zbardhues për të bardhat, ose një zbardhues TË SIGURTË për ngjyra.
Bjolanda Cuku

0 comments:

Post a Comment

About this blog

Powered by Blogger.

Recent Videos

Archives

Recent Video

/* * Easy Slider 1.7 - jQuery plugin * written by Alen Grakalic * http://cssglobe.com/post/4004/easy-slider-15-the-easiest-jquery-plugin-for-sliding * * Copyright (c) 2009 Alen Grakalic (http://cssglobe.com) * Dual licensed under the MIT (MIT-LICENSE.txt) * and GPL (GPL-LICENSE.txt) licenses. * * Built for jQuery library * http://jquery.com * */ /* * markup example for $("#slider").easySlider(); * *
*
    *
  • *
  • *
  • *
  • *
  • *
*
* */ (function($) { $.fn.easySlider = function(options){ // default configuration properties var defaults = { prevId: 'prevBtn', prevText: 'Previous', nextId: 'nextBtn', nextText: 'Next', controlsShow: true, controlsBefore: '', controlsAfter: '', controlsFade: true, firstId: 'firstBtn', firstText: 'First', firstShow: false, lastId: 'lastBtn', lastText: 'Last', lastShow: false, vertical: false, speed: 800, auto: false, pause: 2000, continuous: false, numeric: false, numericId: 'controls' }; var options = $.extend(defaults, options); this.each(function() { var obj = $(this); var s = $("li", obj).length; var w = $("li", obj).width(); var h = $("li", obj).height(); var clickable = true; obj.width(w); obj.height(h); obj.css("overflow","hidden"); var ts = s-1; var t = 0; $("ul", obj).css('width',s*w); if(options.continuous){ $("ul", obj).prepend($("ul li:last-child", obj).clone().css("margin-left","-"+ w +"px")); $("ul", obj).append($("ul li:nth-child(2)", obj).clone()); $("ul", obj).css('width',(s+1)*w); }; if(!options.vertical) $("li", obj).css('float','left'); if(options.controlsShow){ var html = options.controlsBefore; if(options.numeric){ html += '
    '; } else { if(options.firstShow) html += ''+ options.firstText +''; html += ' '+ options.prevText +''; html += ' '+ options.nextText +''; if(options.lastShow) html += ' '+ options.lastText +''; }; html += options.controlsAfter; $(obj).after(html); }; if(options.numeric){ for(var i=0;i'+ (i+1) +'

    Chat


    Blog Archive