Ushqime të ndryshme, fruta apo perime kanë ndikime të ndryshme në organizmin e njeriut. Ato shpeshherë janë parandaluese të sëmundjeve të caktuara.
Si dhe sa shpesh duhet ti përdorim në mënyrë që të kenë sa më tepër rezultat në organizmin tonë.
Pjepri- Largon pagjumësinë, bën mirë për kancerin e zorrëve dhe të lëkurës. Duhet konsumuar i ftohtë.
Qershia- Bën të mundur uljen e nivelit të kolesterolit në trup dhe ndihmon në heqjen e kileve të tepërta.
Dardha- Ky frutë bën mirë për forcimin e zemrës dhe damarëve si dhe për presionin e ulët të gjakut.
Speci -Është nga perimet bazë për organizmin e njeriut, rigjeneron lëkurën, bën shumë mirë për flokët dhe thonjtë.
Brokoli - Pakëson rrezikun e kancerit të stomakut dhe të tubit të ushqimit. Gjithashtu bën të mundur evitimin e sëmundjeve të kockave.
Karota- Jep energji dhe stabilizon nivelin e kolesterolit. Duhen konsumuar të paktën dy karota në ditë.
Kastraveci - Rinon muskujt dhe i jep elasticitet qelizave të lëkurës, mban të freskët memorien.
Hudhra- Ul tensionin, ndalon mpiksjen e gjakut.
Fiku - Studimet të shumta mjekësore tregojnë se ky frutë vë në punë aparatin tretës dhe i jep nxehtësi trupit, duke balancuar në këtë mënyrë temperaturën.
Molla - Pastron veshkat, shëron çrregullimet në aparatin tretës. Duhet konsumuar një mollë para se të flemë gjumë, pastron në thellësi dhëmbët dhe dhëmballët.
Banania - Bën pjesë në një nga ato fruta që kurojnë zemrën, forcon muskujt dhe çlodh trupin. Duhet përdorur të paktën dy herë në javë.
Portokalli - Ky lloj agrumi shumë i dashur në të gjithë botën, të mbron nga ftohja, gripi, sëmundjet e zemrës dhe paraliza.
Rrushi- Pastron veshkat, mëlçinë e zezë dhe bën të mundur stabilizimin e rrahjeve të zemrës.
Bjolanda Cuku
0 comments:
Post a Comment