Nxirrni në pah fytyrën ngjyrat vishnje dhe çiklamini… janë mijëra nuanca të ngjyrës së trëndafiltë, të cilat mund të përdoren gjatë të gjitha stinëve.
Ngjyrat e buta u përshtaten edhe biondinave që kanë sy gështenjë të shkëlqyeshëm, por edhe atyre që kanë flokë ngjyrë gështenje. Dozojeni ngjyrën nuk është lehtë të kapësh sasinë e vërtetë të prodhimeve.
Në qoftë se shfrytëzoni të kuqen në formë pluhuri, para se të luani me tonin e mollëzave mbi fytyrë, shikoni si ta përshtatni këtë ngjyrë me veshjen dhe flokët.
Si të zgjidhni flokët e zinj nuk e formësojnë përherë fytyrën me ngjyra të ngrohta. Me rastin e zgjedhjes së bazës së lëngët, hijesimit dhe të kuqtë do t’ju ndihmojmë me disa rregulla: në qoftë se lëkurën e keni krejtësisht të shkëlqyeshme, zgjidhni nuanca të ftohta ngjyrë të trëndafiltë, në qoftë se ju është pak e verdhë, më mirë do t’i përshtatet ngjyra pjeshkë, ndërsa ngjyrat e errëta i përshtaten ngjyrës së artë.
Të kuqtë e trëndafiltë është i nevojshëm të përdoret me kujdes. Vini në pah grimin përherë në dritë natyrore (drita e neonit nuk e tregon ngjyrën e vërtetë), vini në pah këto produkte dhe gradualisht shtojeni sasinë. Po në qoftë se e teproni? Përmirësojeni gabimin me pudër. Mbajeni mend se të kuqtë e errët “banon” në fytyrën e rrumbullakët, ndërsa të kuqtë e shkëlqyeshëm zbusin vijat e fytyrës.
Jearta Caushi
0 comments:
Post a Comment