1- Kur i provoni syzet e diellit, shikojeni veten në një pasqyrë të gjatë, ku mund të shihni gjithë siluetën tuaj. Është shumë me rëndësi që t’i përshtatni syzet e juaja të diellit me proporcionet e trupit tuaj dhe jo vetëm me sytë.
2- Nëse keni mollëza të theksuara, mos i mbuloni me syze të diellit! Ju duhet ta vëni në pah gjithmonë këtë tipar shumë të bukur të fytyrës suaj!
3- Në shumicën e rasteve, kornizat më të mira për syzet e juaja të diellit duhet të jenë në shpërpjesëtim me formën e fytyrës suaj. Për shembull, nëse keni fytyrë të hollë dhe të zgjatur, ju duhet të provoni korniza ovale ose horizontale për ta shkurtuar fytyrën tuaj dhe për t’i zbutur këndet e fytyrës.
4- Ngjyra më e popullarizuar dhe më e mirë për lenta të syzeve të diellit është ngjyra e gjelbër në të hirtë. Lentat me ngjyrë të gjelbër në të hirtë e filtrojnë dritën në mënyrë të barabartë dhe e ndryshojnë ngjyrën shumë pak, dhe për këtë arsye janë zgjidhja më e mirë për ditët e ngrohta dhe me diell në plazh ose pranë pishinës.
5- Lentat me ngjyrë vjollcë, rozë ose të kaltër janë të shkëlqyeshme për efekte të modës, por ka gjasa të mira që këto lenta të përzihen me perceptimin e ngjyrave. Lentat me këto ngjyra mund t’i mbani për raste kur nuk keni nevojë për shikim të përsosur.
6- Kërkoni syze të cilat bllokojnë së paku 95% të rrezeve ultra vjollcë B (UVB) si dhe 60% të rrezeve ultra vjollcë A (UVA). Kontrolloni etiketën e syzeve të juaja të diellit ose konsultohuni me okulistin tuaj lidhur me përqindjen e mbrojtjes nga dielli të cilën ju ofrojnë lentat e juaja.
Renilda Kapllanaj
0 comments:
Post a Comment