Rreziku duket sikur rri kudo keto dite, nga ushqimet qe hame (apo nuk hame), te kremerat qe perdorim kur lekura jone goditet nga dielli. Dhe ju tani me siguri jeni te cuditur nga ideja se edhe manikyri juaj zbutes nuk eshte pa rrezik. Ndonese shume sallone respektojne rregullat e shtetit per sherbimin e ofruar, ekspertet mjekesor peshojne se mbi cfare duhet te jetni te kujdesshem, kur vendosni duart ne tryezen e manikyrit perseri.

1.      Jo te gjithe sallonet e thonjeve jane te sigurta. Niveli i mosperfilljes nga thonjeve, dhendetit dhe anes sanitare te tyre eshte e tmerrshme. Ato nuk jane te gjithat te duhura, keshtu qe ju mvbetet juve te jeni te vetedijshem e te beni pyetje. Ajo qe ju deshironi te shikoni eshte se nese mjetet jane te pastruara me sapun, uje dhe furcen perkatese. Pyetini ato per proceset.
2.      Pastertia eshte kyce. Pavaresisht kujdestit te preksjes te manikyristit, here pas here ndonje gjakderdhja gjate nje treajtimi ehste nje arsye per pastrimin e duhur dhe sterilizimin. Procesi i saj duhet te filloj me para-pastrimin e mjeteve me sapun e uje, e ndjekur nga nje dezifenktues spitali i holluar dhe i perdorur sipas udhezimeve te prodhuesit.
3.     Te paturit licence. Nderkohe qe shtete te ndrdyshme kane rregulla te ndryshme te licensimit te kozmetikes, ju duhet ti hidhni nje sy asaj kur futeni ne sallon, nese ajo eshte e vertete e aktuale.
4.     Kujdes nga rreziqet shendetesore. Ajo qe mund t’ju duhet nje dhimbje e lehte apo nje pickim gabimisht nuk duhet lene mendjan. Nese manikyristi juaj nuk i ka te sterilizuara sic duhet paisjet ajo mund te kthehet ne infeksione serioze. Ka rapote per “panaric herpetic”, nje infeksion i lekures, e ila ka cuar deri ne vdekje. Koha e infeskionit varet nga lloji i tij, qofte ky bakterial ose viral, ai zgjat nje ose 2 jave, deri ne gjashte muaj ose me shume. 
5.      “Manikyri” eshte i kendeshem,jo i dhimbshem. Ajo nuk duhet te jete nje proces i dhimbshem, nqs eshte ateher do te thote qe dicka nuk shkon. Prerja e kutikulave nuk eshte shpesh e nevojshme, pasi ajo eshte pengese e lekures per kontrollin e infeksionit ndaj pjeses tjeter te trupit. Gjithashtu term i gabuar eshte edhe shtyerja e tyre, kjo con ne demtimin e saj. Duhet te jeni tifoz vetem te pastrimit me furcen e thonjeve.

Jearta Caushi


Prej kohësh është e njohur se teprimi i pirjes së coca-cola mund të shkaktojë obezitet, por një studim i ri, i publikuar në një revistë italiane, zbulon se efektet negative të pijes më të famshme në botë mund të jetë edhe të tjera.
Denoncimi erdhi nga Qëndra e Shkencës për Interesin Publik, një organizatë amerikane që merret me shëndetin publik. Ajo parashtroi një kërkesë zyrtare për ndalimin e përdorimit të ngjyruesit të ëmbël të pijes freskuese, transmeton TCH.
Sipas Qëndrës, substanca e karamelit ka në përbërje dy substanca, të cilat janë të lidhura me kancerin e mushkërive, mëlçisë dhe tiroides.
Siç shpjegoi drejtori ekzekutiv i Qëndrës, Micheal Jacobson, “bëhet fjalë për një risk minimal të shtuar për shfaqjen e tumorit, por kaq është e mjaftueshme që autoritetet që përkujdesen për shëndetin publik, të alarmohen”.
Nga ana e saj, kompania refuzoi fuqimisht raportin, duke thënë se substancat në fjalë janë studiuar me detaje në shumë vende të botës, por në asnjë prej tyre ato nuk janë shpallur si të dëmshme.
                  

Bjolanda Cuku          


Ushqime të ndryshme, fruta apo perime kanë ndikime të ndryshme në organizmin e njeriut. Ato shpeshherë janë parandaluese të sëmundjeve të caktuara.
Si dhe sa shpesh duhet ti përdorim në mënyrë që të kenë sa më tepër rezultat në organizmin tonë.

Pjepri- Largon pagjumësinë, bën mirë për kancerin e zorrëve dhe të lëkurës. Duhet konsumuar i ftohtë.

Qershia- Bën të mundur uljen e nivelit të kolesterolit në trup dhe ndihmon në heqjen e kileve të tepërta.
Dardha- Ky frutë bën mirë për forcimin e zemrës dhe damarëve si dhe për presionin e ulët të gjakut.

Speci -Është nga perimet bazë për organizmin e njeriut, rigjeneron lëkurën, bën shumë mirë për flokët dhe thonjtë.

Brokoli - Pakëson rrezikun e kancerit të stomakut dhe të tubit të ushqimit. Gjithashtu bën të mundur evitimin e sëmundjeve të kockave.

Karota- Jep energji dhe stabilizon nivelin e kolesterolit. Duhen konsumuar të paktën dy karota në ditë.

Kastraveci - Rinon muskujt dhe i jep elasticitet qelizave të lëkurës, mban të freskët memorien.

Hudhra- Ul tensionin, ndalon mpiksjen e gjakut.

Fiku - Studimet të shumta mjekësore tregojnë se ky frutë vë në punë aparatin tretës dhe i jep nxehtësi trupit, duke balancuar në këtë mënyrë temperaturën.

Molla - Pastron veshkat, shëron çrregullimet në aparatin tretës. Duhet konsumuar një mollë para se të flemë gjumë, pastron në thellësi dhëmbët dhe dhëmballët.

Banania - Bën pjesë në një nga ato fruta që kurojnë zemrën, forcon muskujt dhe çlodh trupin. Duhet përdorur të paktën dy herë në javë.

Portokalli - Ky lloj agrumi shumë i dashur në të gjithë botën, të mbron nga ftohja, gripi, sëmundjet e zemrës dhe paraliza.
Rrushi- Pastron veshkat, mëlçinë e zezë dhe bën të mundur stabilizimin e rrahjeve të zemrës.

Bjolanda Cuku



Njëra prej këngëtareve më të popullarizuara të botës, Rihanna do të paraqitet më 25 qershor me një koncert në qytetin bregdetar kroat, Split. Ende nuk është caktuar se ku do t’i këndojë Rihanna hitet e saj “Pon de Replay”, “Umbrella” dhe “Only Girl (In The World)”, sepse organizatorët janë në hamendje ndërmjet arenës së mbyllur “Spaladium” dhe stadiumit të futbollit “Poljud”.

Është interesante se Rihanna turneun e saj zyrtar botëror, me të cilën do ta promovojë albumin e ri “Loud” ka paraparë ta fillojë më 23 shtator në Brazil, kështu që kroatët do të jenë ndër të parët që do të shohin skenografinë e re dhe mbarë shown e saj.

Pasi kryeministri shqiptar Sali Berisha insiston që edhe në Shqipëri të sillet ndonjë superyll botëror i këngës, kurse Rihanna ende nuk e ka bërë publik tërë planin e turneut, është mbase rast i mirë që të Rihanna të sillet në Durrës apo Vlorë për një koncert të madh.





                                                                                ERvina Cani  

Fast  FoodeNe nje kerkim qe eshte bere nga shkencetaret e Institutit Scripps, eshte vene re qe njerezit jane po aq te varur pas fast foodeve sa mund te jene ndaj duhanit apo dhe drograve.
Shkenctaret eksperimentuan duke u dhene disa minjve ne laborator hot dog, çizburger dhe sallam te tymosur dhe minjte filluan te vinin verdalle dhe hanin sa here qe u jepej serisht hot dog apo ndonje ushqim tjeter i ngjashem. Ata pushonin se ngreni vetem ne rastin kur shkencetaret i jepnin ushqim te shendetshem si psh fruta apo zarzavate.

Ne kte eksperiment u vune re crregullime ne metabolizmat e minjve si dhe nje ritje e konsiderueshme e dupamines ne trup. E njejta gjendje metabolike ishte verejtur dhe ne eksperimentin kur shkencetaret i kishin dhene heroine minjve te laboratorit

Konkluzioni i shkencetareve amerikan eshte se gjendja tmerresisht obeze e pjeses derrmuese amerikane vjen pikerisht nga ushqimet “junk” te cilat sjellin crregullime ne metabolizmin e njeriut pra me pak fjale mund te thuhet se ushqimi i shpejt (ose fast food) na ben ne po aq te varur sic mund te jemi ndaj droges , duhanit apo dhe alkolit. 


Bjolanda Cuku


Vajzat nuk hiqet dore nga minifundetTemperaturat e diteve te fundit kane ndryshuar garderoben e te gjitheveArtileria e rende e veshjeve eshte nxjerre nga harresa. Por per disa asgje nuk duket te kete ndryshuar. Ato jane vajzat e minifundeve.
Rebelet e temperaturave jane nje fenomen gati gati ekzotik. Moti i ftohte, reshjet, apo qofte edhe ngrica nuk kane mundur t’i bindin keto vajza qe te heqin dore nga nje minifund qe nuk i le shume vend imagjinates.
Duke tentuar te kuptojme fenomenim nje nga zgjidhjet ishte biseda me nje psikologe. Denada Toce pranoi te na tregonte pse-ne e kesaj zgjedhje. “Eshte e natyrshme te kerkojme vemendjen e te tjereve. Minifundi ka dale si mode ne fund te viteve ‘60 dhe erdhi si nevoje per te nxjerre ne pah seksualitetin e njeriut”, shprehet ajo.
Ne morine e te dashuruarave pas minifundit ka nga ato qe e mohojne nje fakt te tille dhe bejne kompromise te vogla si shoqerimi me aksesore te tjere por shume transparent. Por sidoqofte nga minifundi nuk hiqet dore.
Stilistja Jona Muca me siguri di shume mbi kete teme madje eshte nje mbeshtetese po aq e flakte e minifundit sa edhe adoleshentet por… “Nese ua lejon fiziku e mosha, minifundet jane gjeja me normale qe mund te perdorin por duhet te kene kujdes ato vajza qe nuk ua lejon fiziku”, thote Jona.



Renilda Kapllanaj

Veshje që nuk ju shkojnë
Mos u shtrini barkas vetëm që t’ju bëjnë xhinset tuaja të preferuara super të ngushta. Nga ana tjetër mos blini rroba që varen vetëm që të mos ju tregojnë shëndetin. Nuk ka rëndësi cfarë tipi dhe mase trupi keni, do të dukeni më bukur me rroba që ju bëjnë fiks. Nëse mund t’a përballoni më mirë qepni dicka.

Shumë makiazh
stilPër përdita, mos përdorni shumë makiazh. Mos e tejkaloni me fondatintën- se duket shumë. Nëse s’keni nevojë për t’u “ mbuluar” thjesht përdorni një hidratues ose korektor. Një rutinë e thjeshtë makiazhi prej 5 minutash përfshin nuancë sysh natyrale, pak rimel kaf, pak ruzh për faqe dhe shkëlqyes.

Këpucë të grisura
Pa marë parasysh sa mirë i keni rrobat, nëse keni këpucë të grisura, pamja juaj do të bjerë tërësisht. Investoni në këpucë të mira lëkure për përdorim të përditshëm.Nëse keni ndonjëpalë pak të veshura, cojini në ndonjë këpucar për të parë nëse mund të shpëtohen ende.

Manikyr i ciflosur
Manikyri i ciflosur tek thonjtë  ngjan shumë i crregullt. Rregullojeni manikyrin cdo javë ose thjesht mbani ngjyrë transparente gjithmnë nëse nuk keni kohë. Për në zyrë zgjidhni ngjyra neutrale dhe mbajini thonjtë të pastra dhe të shkurtra. Ruajini thonjtë e gjatë me xhel dhe ngjyrat e forta për raste më të vecanta.

Bojë flokësh shumë e errët
Asgjë nuk ngjan ju “ shpëlan” më shumë se një ngjyre e shëmtuar flokësh. Nëse keni ngjyrë të lehtë natyrale, lëkurë të zbehtë dhe sy të hapur mos e prishni këtë pamje me flokë të zinj. Nëse dëshironi të errësoheni,mos harroni të lyeni rrënjët rregullisht.

Jearta Caushi


Është padyshim njëra nga femrat më të bukura të ekranit, e cila me sharmin dhe elegancën e saj, i ka dhënë më shumë jetë programit “E diell”, pavarësisht se së fundmi koleget simpatike i janë shtuar në numër.
Fjala është për prezantuesen Xhemi Shehu, e cila ndonëse është nuse e ditëve të sotme, nuk lë për asnjë moment mënjanë punët e shtëpisë. Fakti që është moderne, nuk ia kushtëzon kënaqësinë që i jep pastrimi i shtëpisë.

                                                                                                    Ervina Cani


Me sa duket, shtëpia jonë mbart të fshehura substanca të dëmshme për shëndetin tonë. Një numër produktesh që zakonisht përdorim dhe blejmë në supermarkete, në fakt, mund të përbajnë substanca potencialisht të rrezikshme kancerogjene: formaldeida, nitrobenza, naftalina janë disa prej tyre.
Për të mos folur për përbërësit e tjerë që janë në gjendje të provokojnë alergjinë, azmën, sëmundjen e mëlçisë, të veshkave, të trurit edhe të aparatit riprodhues.
Këtu po rendisim 7 nga këto artikuj:
1. Nëse doni të krijoni atmosferë të veçantë me deodorantë dhe qirinj aromatizues, ju duhet t’i kushtoni vëmendje përbërësve të tyre: te  deodorantët duhet të shmangni ato që përmbajnë formaldeide dhe naftalinë. Më mirë të përdorni ato me bazë zeolite ose natyrore nga vajrat esenciale. Për qirinjtë, evitoni ato me parafinë aromatizuese artificiale sepse ato prodhojnë substanca të rrezikshme, duke përfshirë dhe blozën. Këshillohet të  përdoren qirinj me dyllë blete dhe me fitil pambuku.
2. Në qoftë se keni hobi pikturën, skulpturës, apo artikuj të ndryshëm të pikturuar duhet t’i kushtoni vëmendje përbërësve që përmbajnë: ngjitësja, ngjyrat akrilike, tretësit etj. kanë shumë mundësi të përmbajnë substanca kancerogjene.
3. Kujdes gjithashtu edhe për ngjyrat dhe llaqet që përdoren për të lyer dhomat, i jepni përparësi produkteve që janë të përbëra me komponime organike të paqëndrueshme, më mirë akoma ato që nuk i kanë.
4. Edhe detergjentet për pastrimin e qilimave, moketeve mund të fshehin substanca te dëmshme për shëndetin: më mirë përdorni ato me përbërës natyral.
5. Dhe insekticidet? Nëse keni kafshë shtëpiake në shtëpi dhe nga frika e pleshtave dhe parazitëve duhet të përdorni vetëm produkte me bazë natyrore si dhe të ndiqni rregullat përkatëse, kur dhe ku duhet ti përdorni.
6. Gjithashtu kujdes me rrobat që blini: preferoni ato që nuk kërkojnë perkloroetilenën për t’u pastruar. Shmangni pastrimin kimik dhe në qoftë se nuk mund të bëni dot pa të,  i kërkoni punonjësve të lavanterisë të përdorin , dyoksidit karboni me bazë të lëngshme ose detergjente pastrimi me bazë të lëngshme agrumesh.
7. Dhe, së fundi, mikrovala: është më mirë që të gatuhet në kontejnerë qeramike ose materiale qeramike.
Me pak fjalë, jo çdo gjë që shndrit,  është e mirë. Shikoni me kujdes ato që përdorni dhe sidomos ato që blini.
Bjolanda Cuku

Ajo mund t’ju thotë “Mos u shqetësoni,” por kjo do të ishte shumë më bindëse nëse ajo do të ndante me ju informacionin që duhet të dini. Bëni që seanca juaj e rradhës e depilimit të jetë më pak e dhimbshme

1. Pini dy aspirina 45 minuta para takimit.

Kjo është një metodë e shkëlqyer pasi elementët kundër dhembjes si aspirina dhe ibuprofeni jo vetëm ndihmojnë në uljen e ndjenjës së dhimbjes por  ata kanë dhe shumë komponente anti-inflamator .

2. Mos lini takim për depilimi menjëherë para ciklit tuaj.

Lëkura juaj është më e ndjeshme gjatë kësaj kohe të ciklit tuaj, pra mundohuni të depiloheni të paktën tre ditë përpara .Dhe as mos u mundoni të depiloheni gjatë ciklit, jo vetëm se nuk është e këndshme për estetisten por shumë klinika nuk zbatojnë shumë “politika  cikli.”

3. Shmangni ushtrimet fizike ose rrobat e ngushta të menjëhershme.

Një tufë më pucra në këmbët dhe organin tuaj. Kjo është ajo që mund të ndodhë në qoftë se bëni stërvitje brenda 48 orëve, pasi, pas një seance depilimi lëkura juaj e  “rilindur” (dmth., pa qime) është më e ndjeshme ndaj djersës, baktereve, dhe fërkimeve nga pantallonat e shkurtra ose ato të gjata.
Plus: duke veshur veshje të ngushta si strece, mund të rrisë shanset e rritjes së qimeve nën lëkurë, sepse ato duke qenë të puthitura mirë nuk e lënë qimen të dalë jashtë . Disa dermatologë kanë vënë re se përqindja e njerëzve me qime nënlëkurë u rrit shumë gjatë trendit së streceve.

4.Caktojeni takimin tuaj midis orës  3 dhe 05:00 të pasdites

Porta juaj e dhimbjes është më e lartë në këtë pikë të ditës. Ajo që do t’ju bëjë në orën 10:00 të mëngjesit të ulërisni, në orarin që ju këshillojmë do tju bëjë vetëm të dridheni pak.

Jearta Caushi


Nëse akoma nuk keni vendosur se çfarë do të vishni për natën e Vitit të Ri, përveç grimit joshës dhe përveç asaj që jua paralajmërojmë “ngjyrën e 2011” ju përgatitëm edhe disa këshilla për ju.
Ekzistojnë disa rregulla kryesore sipas të cilave duhet të udhëhiqeni, ndërsa dukjen duhet ta kombinoni sipas stilit tuaj të veshjes, si dhe sipas figurës së trupit.

Fustane

Pa marrë parasysh sa është modern, mos shpejtoni të blini fustan të bërë nga materiali që ndriçon nëse keni disa kilogramë më tepër. Fustani i artë apoi argjendtë duket elegant dhe modern, por vizualisht “jep” disa kilogramë plus. Mund të vendosni për një fustan të një ngjyrësh apo për fustani e shkurtë të zi me të cilën do të dukeni elegante dhe femërore, ndërsa pamjen moderne do ta arrini me stoli moderne masive.
Gratë më në moshë, fustanin pa krahë duhet ta kombinojnë me ndonjë shall interesant. Nëse doni të jeni e veçantë, vendosni për ndonjë kostum të meshkujve – si plotësim final , ose vetëm pallto , që do ta kombinoni me streçe . Kjo dukje është hit modern absolut midis të njohurve për këtë sezon.

Kini kujdes për detajet
Ajo që është shumë e theksuar, asnjëherë nuk duket bukur. Nëse fustani është i larmishëm, mos mbani gjëra shtuese si çantë të larmishme ose shumë stoli, ashtu do të dukeni si pemë e Vitit të Ri. Jepini rëndësi edhe çantës. Vendosuni për një çantë të vogël elegante me rrip të hollë që të mund ta mbani në krahë lehtë ndërsa kërceni.
Komoditet
Pa dallim se për cilin fustan do të vendoseni, para se gjithash mendoni për komoditetin. Fustani shumë i shkurtë ndoshta duket i përkryer kur qëndroni në këmbë por me siguri nuk do të qëndroni ashtu tërë kohës.
Për këtë arsye, zgjidhje e mirë do të ishte një fustan që do të ndiheshit të rehatshme. Kjo vlen edhe për këpucët, kini kujdes të mos jenë shumë të larta ose të hapura tek gishtat, është dimër, apo jo?!
Renilda Kapllanaj









1- Kur i provoni syzet e diellit, shikojeni veten në një pasqyrë të gjatë, ku mund të shihni gjithë siluetën tuaj. Është shumë me rëndësi që t’i përshtatni syzet e juaja të diellit me proporcionet e trupit tuaj dhe jo vetëm me sytë. 
2- Nëse keni mollëza të theksuara, mos i mbuloni me syze të diellit! Ju duhet ta vëni në pah gjithmonë këtë tipar shumë të bukur të fytyrës suaj! 
3- Në shumicën e rasteve, kornizat më të mira për syzet e juaja të diellit duhet të jenë në shpërpjesëtim me formën e fytyrës suaj. Për shembull, nëse keni fytyrë të hollë dhe të zgjatur, ju duhet të provoni korniza ovale ose horizontale për ta shkurtuar fytyrën tuaj dhe për t’i zbutur këndet e fytyrës. 
4- Ngjyra më e popullarizuar dhe më e mirë për lenta të syzeve të diellit është ngjyra e gjelbër në të hirtë. Lentat me ngjyrë të gjelbër në të hirtë e filtrojnë dritën në mënyrë të barabartë dhe e ndryshojnë ngjyrën shumë pak, dhe për këtë arsye janë zgjidhja më e mirë për ditët e ngrohta dhe me diell në plazh ose pranë pishinës. 
5- Lentat me ngjyrë vjollcë, rozë ose të kaltër janë të shkëlqyeshme për efekte të modës, por ka gjasa të mira që këto lenta të përzihen me perceptimin e ngjyrave. Lentat me këto ngjyra mund t’i mbani për raste kur nuk keni nevojë për shikim të përsosur. 
6- Kërkoni syze të cilat bllokojnë së paku 95% të rrezeve ultra vjollcë B (UVB) si dhe 60% të rrezeve ultra vjollcë A (UVA). Kontrolloni etiketën e syzeve të juaja të diellit ose konsultohuni me okulistin tuaj lidhur me përqindjen e mbrojtjes nga dielli të cilën ju ofrojnë lentat e juaja.


                                                                                         Renilda Kapllanaj

Besoj se të gjithë keni dëgjuar që ushtrimet fizike duhet të jenë një aktivitet i panegociushëm sic është larja e dhëmbëve. Për t’u ushtruar, ka femra të cilat kanë mundësinë të zgjohen që në orën 5 të mëngjesit dhe të vrapojnë deri 8 km, disa të tjera preferojnë të djersijnë pas orës 5 së mëngjesit, ndërsa disa të tjera pak më vonë ose fare. Por pyetja e madhë shtë: Ka rëndësi se në cfarë ore ushtrohemi? Si është më mirë: ushtrime në mëngjes apo në darkë?

ushtrimet fizike
Zbulimet janë të dy anshme. Një studim nga Universiteti Bangor sygjeron se ushtrimet janë më mirë në mëngjes për femrat që kanë punë stresuese. Fiziologët kanë gjetur se edhe pse lodhja mendore pas punë nuk ndikon muskujt, është më mirë të trajnoheni në mëngjes kur mëndja është e freskët.
Në anën tjetër, ushtrimet e darkës mund të jenë më të mira.Nga një universitet mjeksie u gjet se ushtrimet pasdite ndihmojnë në përmisimin e cilësisë së gjumit.
Për të dhënë një përgjigje më të qartë për këtë cështje trajneria e Hollovudit Ashley Bordon jep këshillat e mëposhtme.

Ndiqni qëllimin tuaj

Jo të gjitha ushtrimet mund të bëhen në mëngjes, kështuqë nuk keni përse të ndjeheni fajtorë nëse nuk keni mundësi ti bëni të tëra. Sipas Borden,  koha kur duhet të ushtroheni duhet të përkojë me qëllimin tuaj.
” Nëse doni të humbisni dhjam, është më mirë të ushtroheni në mëngjes me stomak bosh”- këshillon ai. ” Ushtrimet e nxemjes janë më të mira në mëngjes, dhe mund të bëni ushtrime për të përforcuar muskujt mbasdite. Por nëse doni ngrini pesha në mëngjes është e domosdoshme që ta nxehni trupin përpara.”

Gjeni orët tuaj të arta

Eksperimentoni duke u ushtruar në kohë në ndryshme të ditës që të kuptoni kur është më mirë për ju. Në momentin që e keni gjetur orën tuaj të artë, do të keni më shumë dëshirë të punoni dhe të shikoni rezultate më të mira.
“Meqënëse une e kontrolloj orarin tim, jam trajnuar cdo ditë nga ora 5 e mëngjesit deri vonë në darkë, por kam zbuluar se mbasditja është orari im përfekt. Niveli im i energjisë është i lartë dhe ndjej se trupi më është nxehur përderisa kam kohë që jam në lëvizje.”

Përzjejini ushtrimet

Pa marë parasysh cfarë kohe dëshironi të ushtroheni, të kryerit e ushtrimeve të ndryshme në rutinën tuaj do t’ju mbajë të motivuar që të lëvizni.
Një arsye tjetër përse Bordon preferon të ushrohet mbasdite është sepse ushtrimet e ndihmojnë të ndajë ditën dhe ndihet shumë mirë mendërisht. Gjithashtu asaj i pëlqen të përzjejë rutinën.
“Sot ushtrimet e mija janë mjaft mirë të balancuara. E ndaj orën në 10 minuta hapa në vënd, 20 minuta nxemje aktive dhe 30 minuta ushtrime intensive. Bordon shpjegon se në ditë të ndryshme i alternon ushtrimet.

Jini fleksibël

Fleksibiliteti nuk bën mirë vetëm për trupin, por ndihmon dhe për arritjet tuaja në fitnes. Ushtrohuni cdo kohë të ditës, pra mos prisni derisa t’ju vijë koha e më pas të mos keni kohë fare. Edhe nëse keni kohë vetëm për strecing( tërheqje) në fund të fundit është më mirë se sa të mos bëni asgjë.

Jearta Caushi



Këngëtarja amerikane, Jennifer Lopez, humbi kontrollin dhe shpërtheu në të qara, ndërsa kuptoi se i preferuari i saj në “American Idol” duhet të largohej nga spektakli.
Portorikania është një antare e panelit prej tre persona në jurinë e programit të ngjashëm me “Albanian’s Got Talent”.

Ndërsa një konkurent i quajtur Chris Medina u eliminua, Lopez nuk mundi të përmbahej dhe shpërtheu në ngashërime.

Medina fitoi zemrën e Jennifer-it dhe publikut, me historinë e të fejuarës së tij Juliana, e cila pësoi dëmtime të parikuperueshme në tru në një aksident me makinë, pak përpara martesës së tyre në vitin 2009.

E lidhur me një karrige me rrota dhe me pajisje që e mbajnë gjallë, ajo ka nevojë sot për përkujdesjen 24-orëshe të nënës së saj dhe Medinës.

Megjithatë, ndërsa Chris nuk ishte aq i mirë sa për t’u përfshirë në listën e 24 më të mirëve amerikanë, Jennifer nuk mundi të përmbante lotët, ndërsa tha live se nuk donte të bënte më punën e gjyqtares.

Ajo u ngushëllua nga gjyqtyrët e tjerë të panelit, Steven Tyler dhe Randy Jackson.


                                                                                                 Ervina Cani

Ju këshillojmë që ushtrimet e mëposhtme ti bëni cdo ditë nga 20 minuta.
Nëse arrini ti mbaroni më shpejt, atëherë përsëritini që të bëni 20 minuta

Pozicioni nr.1 Qëndroni drejt me këmbët pak të hapura si në figurë. Përthyeni gjunjët deri ne gjysëm me vithet të dalura jashtë dhe ngrihuni përsëri dukë forcuar vithet. Kryeni 20 lëvizje.
1
Pozicioni nr.2. Duke qëndruar gjys të përkulur me vithet të drejtuara për jashtë, lëvizni këmbën me shpejtësi për jashtë, e duke e kthyer mbrapsht. Përsëriteni 20 herë për secilën këmbë.
2
Pozicioni nr.3 Duke qëndruar gjysmë të përkulur me vithet të drejtuara për jashtë, lëvizni secilën këmbë më shpejtësi duke ngritur e ulur majën e shputës në tokë.
3
Pozicioni nr.4 Uluni në gjunjë dhe brryla. Ngriheni këmbën për lart në 90 gradë 20 herë. Më pas qëndroni ashtu 20 sekonda. Përsëriteni dhe për këmbën tjetër.
4
5
Pozicioni nr.5 Qëndroni drejt. Përkulni njërën këmbë përpara e më pas tjetrën me rradhë duke përsëritur kështu 20 për secilën këmbë.
6
7
Pozicioni nr.6 Qëndroni e shtrirë me gjunjët e mbledhura. Ngrihini vithet duke I dhënë trupit për sipër. Përsëriteni 20 here me lëvizje të ngadalta. Më pas qëndroni 20 sekonda lartë e qetësohuni.
8
9


Jearta Caushi


Hidhen katër grushte kripë deti e shtypur në mënyrë që të krijohen shumë kokrriza të vogla për të fërkuar lëkurën në mënyrë delikate.
Më pas hidhet gjysmë gote vaj ulliri. Përzierja përhapet në të gjithë trupin menjëherë pas dushit të ngrohtë, atëherë kur poret janë të zmad huara duke insistuar në zonat e ashpra (bërrylat, gjunjët e thembrat). Pas fërkimit një tjetër dush i ftohtë, për të tonifikuar lëkurën.
E pasur me minerale dhe oligoelemente (përveç sodës e klorit), kripa e detit kryen një efekt të thellë pastrues në lëkurë dhe rekomandohet për të luftuar pikat e zeza dhe papastërtitë.
Stimulon funksionet e lëkurës dhe ka ndër të tjera efekt osmotik.




  Jearta Caushi

Gjumi është shumë i mirë për rikarikimin e trurit, qelizat autoriparohen dhe trupi fiton energji të reja.

Gjumi mbetet ende objekt studimi, ëndrrat mbeten mister për shkencën, megjithatë mbi shumë aspekte është hedhur dritë.
Jo të gjithë kanë informacionin e duhur për gjumin, ndaj po ju tregojmë 10 kuriozitete që nuk i keni lexuar më parë.
1. Orët e nevojshme të gjumit, varen nga mosha
-16 orë për të sapolindurit
- 10 orë për 3-18-vjecarët
-8 orë për 19-55-vjecarët
- 6 orë për mbi 56-vjecarët

2. Për sa kohë mund të mbijetosh pa gjumë? Nëse pa ushqim mund të jetosh edhe për dy javë, pasi kalojnë 11 ditë pa gjumë njeriu përjeton ‘gjumin e përjetshëm’.

3. Sa flenë kafshët? Më gjumashët janë koalat që flenë 22 orë në ditë, lakuriqët e natës që flenë 20 orë, milingonat e mëdha që flenë 18 orë, ndërsa më pak fle xhirafa me vetëm 2 orë në ditë dhe  elefanti aziatik me 3 orë në ditë.

4. Kur delfini fle, vetëm gjysma e trurit të tij pushon, gjysma tjetër është aktive për të rregulluar ciklin e frymëmarrjes.

5.Të shohësh ëndrra është po aq e domosdoshme sa edhe të marrësh frymë.  Personat që nuk shohin ëndrra tregojnë se kanë probleme me personalitetin.

6. 12 përqind e njerëzve shohin ëndrrat bardhezi. Në të kaluarën ky numër ka qenë më i lartë, por me shpikjen e televizorit me ngjyra numri ra në mënyrë drastike.

7.Endërrojmë fytyrat e personave që i kemi parë më parë, pavarësisht nëse i kujtojmë apo jo.

8. Vetem 5 minuta pas zgjimit 50 përqind e ëndrrave harrohen dhe brenda 10 minutave, 90 përqind e tyre zhduken njëherë e përgjithmonë nga kujtesa.

9. Një cift në katër fle në krevate të ndarë. Sipas disa testeve meshkujt, pas zgjimit nga një natë të cilën e ndanë shtratin me një grua, e kishin nivelin e stresit më të lartë krahasuar me meshkujt që flinin vetëm.

10.Crregullimet, somnambulizmi janë anomali gjatë procesit të gjumit. Krime të ndryshme janë kryer gjatë gjendjes së gjumit të thellë.

Bjolanda Cuku

Lekura juaj ka qene viktime e kushteve te veshtira , ka qene per te ardhur keq kete sezon. Ajri i ftohte, era, ngrohje e lageshtia e brendshme  kane qene vertet shume dhe e roberuan bukurine e saj .Por kjo nuk do te thote qe ju duhet te jetoni me kembet e thata me luspa, buzet e plasaritura ose nje cere te merzitur derisa temperaturat te rritet perseri.
Perzierjet  e bera ne kushte shtepiake jane keto:

1.     1.  Lekura:
-         - Perdorimi i skrabit,qe e ben lekuren me te bute dhe te lemuar, gjithashtu i lejon asaj te marre ajer – perdoren: ¼ filxhan sheqer; 2 luge vaji;2 luge qumeshti.

-          -Maskat: a)e vezeve, te cilat jan pastruese dhe hidratuese. Perberesit: 1 veze; 1 lug caji mjalt; ¼ luge caji uthull – mbahet 15-20 min.

      b) hidratuese per ftyren, ku mielli eshte e perkryer per zbutjen, butesin dhe pastrimin e saj, ndersa qumshti per hidratimin. Perberesit: ¼ filxhan miell; 2 luge qumeshte; 2 luge mjalt – mbahet per 15 min.

      c) gjate nates per duart, nje menyre e lehte per te zbutur duart tuaj gjate nje nate. Perberesit : 2 lug kos; ½ lug caji vaj bajame; ½ lug caji vitamine E vaji – masazhohen duart me delikates, dhe me pas mblidhen me nje cope pambuku, ne mengjes lahen dhe lyhen me nje krem. 

     d) balsam per buzet, pasi ato jane me te rrezikuarit nga i frohti i dimrit. Perberesit:  1 lug caji te perimeve te shtrydhura; ½ lug caji dylli te coptuar ; 1 lug caji vaj bajame; ½ lug caji vitamine E vaji – miksoji te gjithe perberesit dhe futini ne mikroval qe te shkrihen. Pasi te jete ftohur , aplikojeni te buzet.

2.      2. Flokevet: a) Mjalti eshte nje perberes natyral, c’ka do te thote qe ajo permban ne te lageshtir. Eshte perberes per floke te shkelqyer dhe per luftimin e flokeve te thate gjate dimrit. Duke perzier  ½ filxhan mjalti dhe 1 luge vaj bajame, ju duhet te lyheni te gjithe floket me perberjen dh eta mbani per 20 min, pastaj ta shplani. 

       b)Vezet, jane nje perdorim klasik per ushqyerjen e tyre. Perberesit: ¼ filxhan uje; 1 veze; ½ luge leng limoni – mbaeni 1-2 minuta. (perzierja mund te behet dhe me vaj ne vend te ujit).

Jearta Caushi
















Njerëzit i përdorin lulet që të shprehin një ndjenjë konkrete dhe të dërgojnë dhe simbolizojnë një porosi të caktuar. Nga “Të dua” deri “Më vjen keq” dhe – gjithçka tjetër. Por, çfarë është pyetja? Me rastin e Shën Valentinit ju zbulojmë çfarë do të thotë buqetë me lule nga një i afërm. Çfarë do të thotë? A ju gënjen? Ju do apo vetëm do të jeni vetëm shokë?



Trëndafila

Të kuqe – dashuri, pasion (dashuri)
Të verdhë – miqësi, xhelozi (ose-ose, ndoshta do t’ju thotë se do të jeni miq)
Të bardhë – qetësi, thjeshtësi, pafajësi, pastërti (miq)
Rozë – falënderim, ngazëllim, lumturi 



 Zambak

Të bardhë – pafajësi, simpati (ka ndonjë simpati për ju)
Laramane – pasuri, prosperitet, (thjesht, snob)

Karafila 

Rozë – dashuri e nënës, kujtim (tregoni se nuk është Tetë marsi dhe se nuk jeni nëna e tij)
Të bardha – dashuri e pastër, lumturi (shpirt binjak)
Të kuqe – mahnitje (ju adhuron)
E kuqe e errët – dashuri e thellë (e thënë gjithçka)

                                                                                

Top modelja Naomi Campbell dhe manjati rus Vladislav Doronin kanë anuluar martesën e tyre që ishte parashikuar të zhvillohej në nëntor në tempullin Zoti i Diellit në Luxor. 




Duket se martesën e ciftit e kanë ndaluar autoritetet egjiptiane, sipas të cilave vendi i famshëm arkeologjik nuk mund të kthehej në një vend për ceremoni martesash.

Burime të shtypit rus konfirmojnë se martesa do të zhvillohet në muajin shkurt, por vendi mbetet ende i panjohur.



                                                                                                        Ervina Cani

About this blog

Powered by Blogger.

Recent Videos

Archives

Recent Video

/* * Easy Slider 1.7 - jQuery plugin * written by Alen Grakalic * http://cssglobe.com/post/4004/easy-slider-15-the-easiest-jquery-plugin-for-sliding * * Copyright (c) 2009 Alen Grakalic (http://cssglobe.com) * Dual licensed under the MIT (MIT-LICENSE.txt) * and GPL (GPL-LICENSE.txt) licenses. * * Built for jQuery library * http://jquery.com * */ /* * markup example for $("#slider").easySlider(); * *
*
    *
  • *
  • *
  • *
  • *
  • *
*
* */ (function($) { $.fn.easySlider = function(options){ // default configuration properties var defaults = { prevId: 'prevBtn', prevText: 'Previous', nextId: 'nextBtn', nextText: 'Next', controlsShow: true, controlsBefore: '', controlsAfter: '', controlsFade: true, firstId: 'firstBtn', firstText: 'First', firstShow: false, lastId: 'lastBtn', lastText: 'Last', lastShow: false, vertical: false, speed: 800, auto: false, pause: 2000, continuous: false, numeric: false, numericId: 'controls' }; var options = $.extend(defaults, options); this.each(function() { var obj = $(this); var s = $("li", obj).length; var w = $("li", obj).width(); var h = $("li", obj).height(); var clickable = true; obj.width(w); obj.height(h); obj.css("overflow","hidden"); var ts = s-1; var t = 0; $("ul", obj).css('width',s*w); if(options.continuous){ $("ul", obj).prepend($("ul li:last-child", obj).clone().css("margin-left","-"+ w +"px")); $("ul", obj).append($("ul li:nth-child(2)", obj).clone()); $("ul", obj).css('width',(s+1)*w); }; if(!options.vertical) $("li", obj).css('float','left'); if(options.controlsShow){ var html = options.controlsBefore; if(options.numeric){ html += '
    '; } else { if(options.firstShow) html += ''+ options.firstText +''; html += ' '+ options.prevText +''; html += ' '+ options.nextText +''; if(options.lastShow) html += ' '+ options.lastText +''; }; html += options.controlsAfter; $(obj).after(html); }; if(options.numeric){ for(var i=0;i'+ (i+1) +'

    Chat


    Blog Archive